Makina e merr para në autostradë, humb jetën 24-vjeçari në Zvicër

0
24

Një 24-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, emri i të cilit nuk bëhet me dije ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në autostradën zvicerane A1 në Oberbüren SG. Mediat zvicerane raportojnë se një veturë ka goditur dy persona, gjatë mbrëmjes së kaluar në korsinë e emergjencës. Mësohet se viktima kishte ndaluar në korsinë emergjente për të ndihmuar një person tjetër, i cili kishte  pasur probleme me gomën e furgonit.

Policia ende nuk ka bërë të qartë se si ndodhi aksidenti, ndërsa hetimet vijojnë duke u bazuar edhe  tek mbledhja e provave përgjatë kamerave në rrugë.

 

 

Zjarr Tv Ad