Manchester United në kërkim të Dybalas

0
17

 

Manchester United i ka ofruar Juventusit një shkëmbim mes Dybalas dhe Romelu Lukakut me të dy lojtarët që kanë rënë dakord për këtë transferim.

Juventus ka ofruar shumë futbollistë të tjerë për këtë shkëmbim si Mario Mandzukic, Gonzalo Higuain dhe Blaise Matuidi por për Manchester United i vetmi që i intereson është Paulo Dybala.

Sipas “The Sun”, ky transferim është ende në diskutim pasi po shqyrtohen çështje kontraktuale nga të dyja palët.

Skuadra angleze është e gatshme të paguajë Dybalan 8.5 milionë euro në sezon ndërsa ky i fundit kërkon 10 milionë. Pothuajse të njëjtën shifër do të përfitojë dhe Romelu Lukaku tek Juventus. Sipas raportimeve të fundit që vijnë nga skuadra italiane është se një largim i Dybalas do të ishte mirë edhe për lojtarin pasi përfshihet në planet e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

 

Zjarr Tv Ad