Wednesday, July 22, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina LAJME Maratona për “Babalen”, shtyhet për herë të gjashtë gjyqi për Ervin Salianjin

Maratona për “Babalen”, shtyhet për herë të gjashtë gjyqi për Ervin Salianjin

0
56
Zjarr Televizion Adccccc

Gjyqi për deputetin demokrat Ervin Salianji është shtyrë përsëri sot, për herë të gjashtë, duke e kthyer këtë çështje në një maratonë. Shkak, është bërë mosformimi i trupit gjykues në Apel dhe për rrjedhojë gjykimi nuk mund të vijonte.

“Sot ne date 19.12.2022, ora 13:00, ne Gjykaten e Apelit Tirane, eshte planifikuar per tu gjykuar ceshtja penale me te pandehur Ervin Salianji, etj. Per arsye te mosformimit te trupit gjykues, gjykimi i ceshtjes nuk do te mund te vijoje”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit Tiranë.

Sipas togave të zeza të Shkallës së Parë, përgjimet e dosjes “Babale” kanë qenë të inskenuara dhe Ervin Salianji është dënuar me 1 vit burg. Këtë masë dënimi deputeti demokrat e ka ankimuar në Gjykatën e Apelit, ku gjyqi është shtyrë për të disatën herë.

Nëse Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, atëherë Ervin Salianji detyrohet të vuajë një vit burg. Sipas ligjit, deputeti i PD nëse shpallet fajtor edhe në Apel, vendimi bëhet i ekzekutueshëm dhe ai prangoset në sallën e gjyqit. Po ashtu, Ervin Salianji humbet dhe mandatin.

Zjarr Tv Ad