Marrëveshja e detit, MEPJ: I plotësuam kërkesat e Presidentit

0
181

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme konfirmon se është përgjigjur të gjitha kërkesave të Presidentit të Republikës lidhur me negociatat e shtetit shqiptar me Greqinë. Më 20 shkurt presidenti ktheu kërkesën e ministrit Bushati për dhënien e ploftuqishmërisë duke kërkuar sqarime për tre pika. Në arsyetimin e presidentit shkruhej se ishin të paqartë elementet konkretë të objektit të kërkimit për negocim për të cilin i kërkohet Presidentit i Republikës Autorizim për Plotfuqi. Nuk përcaktohej qartë se kush do të jetë personi që do të udhëheqë Grupin Negociator. Për çfarë pretendimesh konkrete territoriale bëhet fjalë? Ku do te perdoret barazlargimi strikt dhe i korrektuar ne vijën e demilitimit ? Ndërsa në konferencë për shtyp presidenti sqaroi se ai nuk mund të vihej përpara faktit të kryer për një marrëveshje të mundshme të detit, pa u konsultuar më parë. “Presidenti nuk mundet të firmosë një letër të bardhë dhe njëkohësisht dhe me disa probleme që kanë nevojë të saktësohen” -u shpreh Meta. Ndryshe nga presidenti i Republikës i cili bëri publike kthimin e përgjigjes ministria e Jashtme si herën e parë nuk e bëri këtë publike.

Zjarr Tv Ad