Maxhoranca të hënën seancë të posaçme Kuvendi

0
16

Maxhoranca mbledh të hënën pasdite parlamentin në një seancë të posaçme plenare. Kështu raporton për “BalkanWeb” gazetari Ergys Gjençaj referuar burimeve.

Seanca do të mblidhet në orën 18:00 dhe madje deputetëve të Partisë Socialiste iu është kërkuar të mos mungojnë.

“Të mos mungojë asnjë në seancën e posaçme plenare”, ka qenë porosia për deputetët e PS.

Edhe pse ishte planifikuar më parë  që këtë të enjte Kuvendi do të mblidhej për ngritjen e komisionit Parlamentar për të nisur procedurat për Shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, por ky plan duket se është shtyrë për të hënën e ardhshme.

 

Zjarr Tv Ad