Maxhorancë-opozitë ulen për reformën zgjedhore, Borchardt: Vendi ka nevojë për dialog e unitet

0
29

Dialog mes palëve ka kërkuar ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt në konferencën e cila ul maxhoranës e opozitën në bisedime për reformën zgjedhore.

“E hap këtë konferencë me shpresën dhe besimin se procesi i reformës zgjedhore duhet të vijojë. Prezenca e OSBE-së mundëson tryezën për më shumë dialog mes të gjitha forcave politike në vend për të vijuar dhe për ta përfunduar këtë process të rëndësishëm. Na vjen mirë që opozita jashtë parlamentare është e pranishme në këtë dialog të rëndësishëm këtu dhe shpresdoj që ky të jetë një zotim për të qenë pjesë e këtij procesi konstruktiv.

Vendi ka nevojë për dialog dhe unitet para sfidës së shqiopërisë për të marrë kryesimin e OSBE-së. Dje parlamenti gjerman mori një mocion që i jep shumë përgjegjësi parlamentit shqiptar dhe partive shqiptare. Ky mocion mbështet hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Eropian. Sa i përket ndryshimit të sistemit zgjedhor, kjo është një zgjedhje që i takon partive shqiptare, cdo parti politike duhet të jetë e hapur për ta diskutuar këtë. Osbe ofron asistemncën e saj por nuk mund të rekomandojmë siusteme specifike apo ti imponojmë ato.” tha Borchardt në fjalën e tij

Zjarr Tv Ad