Tuesday, August 25, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet “Mbreti shqiptar”, Rama uron Florian Markun për fitoren dy ditë pasi e...

“Mbreti shqiptar”, Rama uron Florian Markun për fitoren dy ditë pasi e priti në Kryeministri

0
26

Kryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohë për ta uruar boksierin shqiptar Florian Marku për fitoren mbrëmjen e sotme në “Air Albania”.

Menjëherë pasi Marku ngriti rripin e argjendtë, Rama postoi një foto të tij në rrjetet sociale duke e quajtur “Albanian King”, apo mbreti shqiptar.

Dy ditë më parë kryeministri Rama e priti Markun në zyrën e tij, ku nuk kurseu as shkëmbimin e batutave me të.

“Faleminderit për dorezat”, i tha Rama boksierit shqiptar për dhuratën, duke shtuar “më duhen në këto kohë”.

Ndërsa Marku iu përgjigj duke thënë “Rama fiton zgjedhjet, unë fitoj ndeshjet”.

Zjarr Tv Ad