Thursday, April 9, 2026
Ballina Aktualitet Me 200 kilometra në orë dhe me leje drejtimi të hequr, policia...

Me 200 kilometra në orë dhe me leje drejtimi të hequr, policia arreston të riun që po ecte me shpejtësi “skëterrë” pranë TEG-ut…

0
461

Policia rrugore ka arrestuar një 29-vjeçar pranë TEG-ut, i cili po ecte me shpejtësi 196 kilometra në orë me mjetin e tij, ndërsa pas kontrolleve ka rezultuar se leja e drejtimit i ishte hequr kohë më parë.

Shtetasi me iniciale B. H, vjeç 29, rezultoi disa herë i ndëshkuar për shpejtesi mbi normat e lejuara, drejtim mjeti nën efektin e alkoolit si dhe me Leje Drejtimi të hequr, në keto kushte u bë arrestimi i tij në flagrancë për veprën penale të parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna parandaluese e rrugorëve të kryeqytetit me fokus shkeljet që konsiderohen rrezik potencial për aksidentet rrugore si shpejtësia mbi normat e lejuara, garat e shpejtesisë si dhe drejtimi i mjeteve pas përdorimit të alkoolit.

Në rrugen interurbane kryesore Tiranë-Elbasan, pranë Tegut, u konstatua nga radari i vendosur në mbikalimin Mjull Bathore, automjeti me targë AA 606 LU, me shpejtësi 196 km/h, drejtuesi i të cilit shtetasi me iniciale B. H, vjeç 29, rezultoi disa herë i ndëshkuar për shpejtesi mbi normat e lejuara, drejtim mjeti nën efektin e alkoolit si dhe me Leje Drejtimi të hequr, në keto kushte u bë arrestimi i tij në flagrancë për veprën penale të parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.

 

Zjarr Tv Ad