Aktori me origjinë shqiptare, Jim Belushi ashtu siç kishte premtuar ka ardhur në Tiranë. Vetëm aktori, ka ndarë në rrjetet sociale disa momente nga “jeta shqiptare”. Ai ka postuar foto të ndryshime nga Tirana, ndërsa shfaqet krah miqve të tij.
Në Instagram dhe twitter aktori ka publikuar dy fotografi nga rrugët e Tiranës. Ai mban një puro në dorë dhe është ulur pranë një të moshuare, e cila tregton fruta perime.
Ndërkohë në një tjetër foto nga sheshi Skënderbej me mikun e tij, aktori është shprehur: “Chris dhe unë e duam këtë vend!”
Jim është djali i një emigranti shqiptar dhe është rritur në Çikago, ndërsa origjinën e tij e ka përmendur gjithmonë me krenari. Jim njihet më së shumti për rolin në serialin “According to Jim” ndërsa role të tjera televizive përfshijnë “Saturday Night Live” (1983–1985), “Total Security” (1997), and “Twin Peaks” (2017).




