Më shumë se 1 mijë njerëz çdo ditë po humbin jetën nga corona*virusi/ OBSH thirrje Qeverive të: Mos lehtësoni masat

0
25

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka dhënë parashikime pesimiste sa i takon situatës së pandemisë në Europë, ku ka kërkuar që të ketë një shtim të kufizimeve, nga ana e qeverive. Sipas OBSH-së, shkalla e vdekshmërisë në Janar të vitit 2021, mund të jetë katër deri në pesë herë më e lartë, se ajo në muajin Prill të këtij viti.

“Nëse qeveritë evropiane lehtësojnë kufizimet dhe masat e marra, ecuria e vir*usit tregon se deri në janar të vitit 2021, shkalla e vdekshmërisë ditore, do të jetë katër deri në pesë herë më e lartë, se ajo e muajit prill të 2020-ës, kur ishte edhe piku i valës së parë”, u shpreh Dr Hans Kluge.

Eksperti i OBSH, e bëri këtë deklaratë gjatë konferencës për shtyp të Enjten.

Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Europën, tha se Europa kishte regjistruar këtë javë, numrin më të lartë të rasteve të reja me Corona*virus, ndërsa vir*usi po përhapet përsëri me shpejtësi në të gjithë kontinentin.

“Situata epidemiologjike në zhvillim në Evropë, ngre shqetësim të madh: Rastet e përditshme janë rritur, shtrimet në spital gjithashtu janë rritur, Corona*virusi është tani shkaku i pestë kryesor i vdekjeve në rajon, duke v-rarë më shumë se 1.000 njerëz në ditë”, tha ai.

Por Kluge, tha se kishte arsye për optimizëm, sepse situata nuk ishte e njëjtë si gjatë valës së parë të pandemisë, ku masat më të forta në shumë vende europiane këtë javë, mund të shpëtonin qindra mijëra jetë.

“Ne jemi duke regjistruar dy deri në tre herë më shumë raste në ditë, krahasuar me Prillin, por pesë herë më pak humbje jete”, tha ai, duke bërë thirrje që shtetet të mos lehtësojnë masat, por qytetarët t’i zbatojnë ato,  për të shmangur përhapjen e korona*virusit.

“Nëse 95% e njerëzve, mbajnë maska ​​dhe zbatohen masa të tjera si distancimi social, Europa mund të shmangë rreth 281,000 humbje jete deri në Shkurt”, shtoi ai.

Kluge tha se qeveritë, duhet të marrin në konsideratë problemet e shëndetit mendor dhe dh*unën në familje, kur vendosin kufizime dhe të bëjnë gjithçka që të jetë e mundur, për t’i mbajtur shkollat ​​të hapura.

Ndërkohë, Komisioni Europian, u ka bërë thirrje vendeve të rritin përgatitjet e tyre, duke këshilluar qeveritë të koordinojnë gjurmimin e kontakteve dhe të vendosin përfundimisht, lidhur me një vaksinë për sëmundjen.

Zjarr Tv Ad