Mediat ndërkombëtare jehonë protestës kombëtare të opozitës

0
0

Protesta të dhunshme shpërthejnë në Shqipëri lidhur me akuzat për korrupsion ndaj qeverisë”, është titulli me të cilin e ka pasqyruar agjencia e lajmeve Reuters protestën e mbrëmjes së kësaj të marte të opozitës përpara Kryeministrisë dhe Parlamentit.

“Protestuesit hodhën bomba me benzinë në drejtim të ndërtesës së qeverisë dhe policia u përgjigj me topa uji, në një seri protestash të dhunshme që kërcënojnë qëndrueshmërinë e pushtetit të kryeministrit Edi Rama, të nisur në vitin 2013”, vijon më tej kjo agjenci.

Dhuna shpërthen në protestën antiqeveritare në kryeqytetin shqiptar”, është titulli që hap shkrimin e The Washington Post, i cili flet po ashtu për protestën e opozitës në Shqipëri.

Radioja publike gjermane Deutschlandfunk, në faqen e saj online, shkruan se pati trazira të rënda gjatë protestave në Tiranë, ku u mblodhën mijëra njerëz.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA shkruan: “Molotov ndaj selisë së qeverisë në protestën e opozitës në Shqipëri”.

“Fundi i fjalës së ish-kryeministrit dhe kreut të shtetit, Sali Berisha, ashtu siç ndodhi dy javë më parë, ishte shenja për të sulmuar nga grupet e protestuesve”, shkruhet më tej në artikullin e ANSA-s.

Media britanike DailyMail shkruan për protestën “Policia përdori gaz lotsjellës dhe uji ndaj protestuesve që hodhën bomba molotov dhe flakadanë”. 

Më tej në shkrim thuhet se mijëra mbështetës të opozitës kërkonin dorëheqjen e qeverisë së Shqipërisë.

Zjarr Tv Ad