Mediu: KQZ nuk ka të drejtë interpretimi, por vetëm zbatim dekreti të presidentit

0
9

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka reaguar pas vendimit të marrë nga KQZ-ja për rrëzimin e dekretit të presidentit që anulon zgjedhjet e 30 qershorit.

Me një reagim të tij, kreu i PR-së thotë se ‘KQZ nuk ka asnjë të drejtë të interpretojë dekretin e Presidentit, por t’a zbatojë atë’.

Reagimi i plotë i Fatmir Mediut:

Vendimi i KQZ-së, antikushtetues dhe kriminal.

KQZ nuk ka asnjë të drejtë të interpretojë dekretin e Presidentit, por t’a zbatojë atë.

Kjo fakton kapjen e KQZ-së politikisht. Vendimet e saj politike, në kundërshtim me Kodin dhe ligjin, dhe tani në kundërshtim me Kushtetutën,  tregon që ky organ është thjesht seksion politik i Edi Ramës.

Presidenti i Republikës duhet patjetër që këtë akt kriminal të KQZ-së, t’a përcjellë pranë organeve të Prokurorisë, pavarësisht çfarë Prokurorie kemi.

Rama edhe kur është vetëm në zgjedhje, kërkon që t’i vjedhë ato.

KQZ vepron bazuar në dekretin e Presidentit dhe jo urdhërit të qeverisë.

Rama me çmendurinë e tij po çmend gjithë Institucionet.

 

Zjarr Tv Ad