Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, së bashku me kongresmenin Robert Aderholt organizuan takimin për Europën Juglindore mbas Mëngjesit të Lutjeve. Në këtë takim merrte pjesë I Ngarkuari Special për Ballkanin Perëndimor në Departamentin e Shtetit; Sam Broënback, I Ngarkuari i Sekretarit Pompeo për lirinë fetare; kongresmeni Aderholt, përfaqësues të Bundenstagut gjerman nga CDU dhe SPD si dhe përfaqësues nga të gjithë vendet e Evropës juglindore.
Shqipëria përveç z.Mediu që ishte organizuesi dhe drejtuesi i këtij takimi, përfaqësohej nga Presidenti Meta, ministri Majko, deputeti Gjiknuri dhe ish-deputeti Kosova.
Në këtë takim, z. Palmer vuri theksin në nevojën e bashkëpunimit politik për të garantuar nevojat e nevojshme për Integrimin Evropian dhe ndërtimin e shtetit ligjor.
Të gjithë diskutantët shprehën mbështetjen e tyre për ndërtimin e një fryme politike të komunikimit e mirëkuptimit për të garantuar një politikë, e cila bazohet në vlerat e besimit në Zot dhe respektin për njerëzit.
Zoti Meta dhe Broënback theksuan suksesin dhe rëndësinë e konferencës së organizuar disa muaj më parë nga Presidenti me mbështetjen e Departamentit të Shtetit, një praktikë e cila duhet të zhvillohet dhe në vende të tjera të Ballkanit.




