Sunday, April 12, 2026
Ballina Aktualitet Mentor Kikia publikon foton që po ‘thyen’ rrjetin dhe ka një paralajmërim...

Mentor Kikia publikon foton që po ‘thyen’ rrjetin dhe ka një paralajmërim për situatën e tensionuar brenda PD-së (FOTO)

0
1559

Gazetari Mentor Kikia ka komentuar përplasjet që kanë ndodhur dje në selinë e PD0së, mes aktivistes Evi Kokalari dhe një demokrateje. Kikia paralajmëron se për aq kohë sa njerëzit e thjeshtë janë gati të shqyejnë njëri-tjetrin për ata “lart”, ata “lart” do të vazhdojnë të na shqyejnë, të na rrjepin, të na zhvasin, të na bëjnë një mijë të zezat.

Postimi i plotë:

“U nis punë burrash dhe përfundoi punë grashë… Për aq kohë sa njerëzit e thjeshtë janë gati të shqyejnë njëri-tjetrin për ata “lart”, ata “lart” do të vazhdojnë të na shqyejnë, të na rrjepin, të na zhvasin, të na bëjnë një mijë të zezat.

P.S 1: Nëse fati i PD-së ka mbetur ta ndajnë Evi Kokalari dhe kjo gruaja që mbron Bashën, atëherë opozita është fiks në rrugën e duhur për tu rikthyer shpresën të rinjve.(Ne të tjerët ia kemi pirë kafenë e mortit shpresës me kohë).

P.S 2: Që të mos më suleni ju të shoqatave për barazinë gjinore, atë titullin nuk e kam patur për të fyer gratë si pjesë të shoqërisë por “grarinë” si mentalitet.“-shprehet Kikia.

Zjarr Tv Ad