Wednesday, August 5, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Merr fund tensioni, ambasadorja amerikane Yuri Kim shtrëngon duart me Ilir Metën

Merr fund tensioni, ambasadorja amerikane Yuri Kim shtrëngon duart me Ilir Metën

0
221
Zjarr Televizion Adccccc

“Forumi i Lirisë Ballkanike” me temë “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan” ka bërë bashkë Presidentin e Republikës Ilir Meta, si një nga organizatorët e këtij aktiviteti dhe ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim.

Ndonëse nuk është takimi i parë mes tyre në një aktivitet, ambasadorja e SHBA ka shtrënguar duart me Presidentin Meta dhe madje e ka falënderuar për aktivitetin.

“Falënderoj Presidentin Meta për organizimin e këtij forumi”, tha ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

Dyshja janë fotografuar teksa shtrëngojnë duart në podium. Meta e Kim kanë zgjedhur të ulen në të njëjtën tavolinë, por jo ngjitur me njëri-tjetrin. Në mes ‘i ndan’ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Dyshja janë përplasur në distancë, kryesisht pas zgjedhjeve të 25 prillit. Meta e akuzoi Kim për ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë duket se janë bërë bashkë në këtë aktivitet. Ambasadorja apeloi që Kreu i Shtetit të mos nxiste dhunë. Replika e Kim agravoi reagimin e Presdientit. Meta tha më pas se Kim e kishte kërcënuar dhe se ajo tashmë ishte bërë palë me Ramën.

Zjarr Tv Ad