Mesi nuk do të largohet kurrë nga Barça

0
14

Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu ka thënë se Lionel Messi nuk do të largohet kurrë nga Barcelona dhe do ta kalojë të gjithë karrierën e tij tek gjigandi Spanjoll. Messi, 31 vjeç shënoi një rekord të ri. Barça mundi Liverpoolin  3-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale së Ligës së Kampionëve. Messi shënoi 2 gola, duke përfshirë një goditje të lirë spektakolare, duke arritur kështu në kuotën e 600 golave për klubin. Bartomeu pranon se klubi tashmë është duke u përgatitur për të jetuar pa yllin e futbollit.

“Ai mund të luajë deri 45 vjeç, kush e di? Ne e dimë se ai do të luajë tre, katër, pesë vite, ne nuk e dimë sa, sa të dojë ai”-tha ai për The Guardian.

“Ne po përgatitemi. Lojtarë si Dembele, Lenglet, Arthur, janë aty për të ndërtuar një ekip kur Messi të largohet, por kjo duket rrugë e gjatë. Nuk mendoj se ajo ditë është afër  dhe ne u themi lojëtarëve të cilët luajnë dhe stërviten me të ‘Punoni çdo minutë’.

“Ai do të qëndrojë këtu me ne. Ai është një njeri i klubit.”

“Unë flas gjithmonë rreth Peles, i cili gjithmonë ka bashkëpunuar me Santos, i vetmi vend ku ai luajti.”

“Leo i përket futbollit botëror, por ai gjithmonë ka jetuar tek Barça. Ai do të jetë i vetëm një klubi. Leo kurrë nuk do të largohet. Ai do të largohet nga loja, por gjithmonë do të jetë me ne”.

Bartomeu beson se Messi e ka bërë të jashtëzakonshmen të duket e zakonshme për mbështetësit e Barcelonës.

“Leo është gjeni dhe ka qënë në shumë e shumë sezone, shumë lojëra. Ne jetojmë në një epokë të jashtëzakonshme, por për tifozët tanë kjo duket si normale”-tha ai.

 

Zjarr Tv Ad