Thursday, July 23, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Meta ashpërson gjuhën me Bashkitë: Ndaloni presionet/ Mos luani me bukën e...

Meta ashpërson gjuhën me Bashkitë: Ndaloni presionet/ Mos luani me bukën e popullit, vetëm për të siguruar vota/ Ju po keqpërdorni taksat e qytetarëve

0
20
Zjarr Televizion Adccccc

Presidenti Ilir Meta, ka reaguar sot nëpërmjet një postimi në “Facebook”, në lidhje me punët që duhet të bëjnë 61 bashkitë dhe se nuk duhet të merren me “kapjen e votës”.

Gjithashtu Meta në këtë postim, ka bashkangjitur një video të një rrugë të pashtruar në qytetin e Elbasanit, duke u shprehur se kur kjo ndodh në Elbasan, mendoni çfarë mund të bëhët në bashkitë e tjera. Në fund, presidenti bën një thirrje për qeverisjen vendore se duhet t’i përdorin taksat, për të mirat e qytetarëve dhe se nuk duhet t’i shpërdorojnë fondet.

“Është shumë e rëndësishme që 61 bashkitë, të përqëndrohen në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, dhe jo në “kapjen” e votave me pahir dhe presione ordinere me bukën e gojës. Rritja e taksave që paguajnë qytetarët, nuk u është kthyer në shërbime më të mira, përkundrazi në degradim të tyre.

Kur kjo ndodh në Elbasan, mendoni në bashkitë e tjera. Çdo zyrtar, duhet të bëjë detyrën me përgjegjësi të lartë ndaj qytetarëve dhe komunitetit. Fatkeqësisht, reforma administrative u keqpërdor për të përqëndruar pushtetin vendor, në pak duar e jo për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve.

Taksat e qytetarëve, të mos keqpërdoren për të shtuar fondin e pagave për fushatë partie, por për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve. NDAL abuzimit me pushtetin vendor nga cilido”. Shkruan Meta në postimin e tij.

Zjarr Tv Ad