Meta dekoron peshngritësin Erkand Qerimaj me urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

0
72

Peshëngritësi Erkand Qerimaj është vlerësuar nga presidenti Ilir Meta me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Lajmin e bën me dije vetë peshëngritësi shkodran në rrjetet sociale.

“Një ditë shumë e lumtur. Pas shume viteve punë, mund e sakrifica në 20 vjet, me medalje Mesdhetare, Europiane e Botërore, bashkuar me ngritjen dhe nderimin e flamurit kombëtar në arena ndërkombëtare, vjen vlerësimi.

Falenderoj Presidentin e Republikës, Ilir Meta, për vlerësimin me dekoratën e lartë ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’! Jam shumë i nderuar të mbaj këtë dekoratë”, shkruan Qerimaj.

Zjarr Tv Ad