Presidenti Ilir Meta i kërkon KQZ vënien në dispozicion të listës emërore të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Në kërkesën për informacion që i është drejtuar KQZ-së kërkohet dhënia e informacionit brenda një kohe sa më të shkurtër dhe me përgjegjshmëri të plotë.
“Cili është numri aktual i mandateve të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në shkallë vendi? Vënien në dispozicion të listës emërore të deputetëve aktualë të Kuvendit të Shqipërisë për çdo zonë zgjedhore për çdo subjekt, si dhe listën emërore të deputetëveë aktualë në shkallë vendi. “
Kërkesa mban datën 14 qershor.




