Meta: Kriza politike duhet zgjidhur, qeveria dhe opozita të dialgojnë

0
9

Kreu i Shtetit Ilir Meta tha se kriza politike dhe institucionale duhet të zgjidhet përmes dialogut mes opozitës dhe mazhorancës.

Meta: Jemi në kushtet e një krize politike kushtetuese dhe institucionale, e cila mund dhe duhet të ishte shmangur. Në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike kam apeluar për dialog mes palëve, jo vetëm për të evituar këtë situatë, por mbi të gjitha për ti paraprirë atij vendimi të rëndësishëm për çeljen e negociatave në qershorin që po vjen.

Kam thënë se duhet të fillojmë punën me dialog, qeveri dhe opozitë, sepse kam thënë siç iku një ditë mund të ikë edhe një vit dhe mund të mbetemi në vend

Palët të bëjnë hapa pas dhe të reflektojnë me përgjegjshmëri për të rivendosur normalitetin politik, demokratik dhe institucional në vend. Kur ka vullnet dhe vihen në plan të parë interesi kombëtar duhet të na shtyjë drejt zgjidhjeve të mençme.

 

Zjarr Tv Ad