Meta pjesë e listave të sigurta të PD! Si do të veprohet nëse presidenti i PL zgjidhet deputet në votimet e 11 Majit, përgjigjet kreu i KQZ

0
643

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, iu përgjigj sot pyetjeve të gazetarëve lidhur me procesin e votimit nga diaspora si edhe për procedurat që kanë të bëjnë me votimin e qytetarëve të Shqipërisë.

I pyetur se si di të veprohet në rast se Ilir Meta i cili ndodhet në burg zgjidhet deputet, Celibashi tha se “deputeti i cili shpallet fitues, e fiton mandatin që nga momenti që komisioni përkatës zgjedhor e konfirmon atë si të tillë”.

Kujtojmë se kryetari i PD Sali Berisha deklaroi SJE se presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të jetë pjesë e listave të sigurta të PD për zgjedhjet e 11 majit.

Pyetja: Pyetja ime ka të bëjë me listat shumëemërore të kandidatëve, pikërisht me një emër të veçantë që do të jetë pjesë e koalicionit të PD-së, Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Bëhet fjalë për emrin e Ilir Metës, që pritet të jetë një nga kandidatët në zgjedhjet e 11 majit dhe gjasat janë edhe në listat e sigurta, referuar dhe dakordësisë mes palëve.Meta dihet që prej muajsh ndodhet në paraburgim. Në rastin kur zoti Meta do të dalë deputet nga zgjedhjet e 11 majit, çfarë ndodh më tej? Kujtoj se kemi pasur një rast të ngjashëm në 2001 me Azgan Haklajn në Tropojë dhe atë rast ju ishin kryetar i KQZ-së.

Celibashi: Sikur se mund ta kuptoni dhe ta mirëkuptoni nuk mundet në këtë moment të jap një vendim për një çështje e cila mund të jetë potencialisht objekt i shqyrtimit nga komisioneri madje edhe nga institucione të tjera.

Ajo çfarë Kushtetuta parashikon, që është fakti që çdo kandidat për deputet i cili shpallet fitues, e fiton mandatin që nga momenti që komisioni përkatës zgjedhor e konfirmon si të tillë, si kandidat fitues.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Zjarr Tv Ad