Presidenti Ilir Meta deklaron se nuk do të lejojë instalimin e grushtit të shtetit. Meta thotë se votimi i ndryshimeve të pr/ligjit për gjykatën Kushtetuese, është atentat i rëndë me qëllim kontrollin mafioz të pushtetit të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.
Meta thotë se Komisioni i Venecias u keqpërdor në funksion të mbulimit të realizimit final të grushtit të shtetit
Presidenti Ilir Meta deklaron: Kuvendi në mënyrë më të pabesë e të pamoralshme disa orë para se të vizitonte Komisioni i Venecias votoi në seancë plenare në errësirë të plotë pr/ligjin për disa shtesa në ligjin për gjykatën Kushtetuese.
Ndryshon nenin që rregullonte procesin e betimit të Gjykatës Kushtetuese duke i dhënë përgjigje pyetjeve për të cilën kishte thirrur Komisionin e Venecias.
Kjo dhunon në mënyrë flagrante nenin 129 të Kushtetutës dhe të gjitha parimet thelemore të Kushtetutës. Votimi i ligjit është atentat i rëndë me qëllim kontrollin mafioz të pushtetit të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.
Ky nxitim në panik i maxhorancës..
Si president, përfaqësues i popullit dhe kreu i shtetit i kërkoj ndjesë Komisionit të Venecias që u keqpërdor në funksion të mbulimit të realizimit final të grushtit të shtetit. I siguroj se Republika e Shqipërisë edhe pse po përjeton gjendjen më të rëndë të kapjes së shtetit nuk do të pranojë instalimin e grushtit të shtetit, përmes ndërrimit të Gjykatës Kushtetuese në një polici antikushtetuese të shtetit PPP. Si president do të marr pjesë vetë në seancën plenare të komisionit të Venecia”




