Milani gjen trajnerin e ri

0
33

Mungesa e rezultateve në javët e fundit duket se ka tensionuar situatën te Milani.

Një gjë e tillë konfirmohet nga “Gazzeta dello Sport”, e cila shkruan se mes drejtorit sportiv, Leonardo dhe trajnerit të kuqezinjve, Gennaro Gattuso ka pasur një përplasje verbale. Për këtë, media të ndryshme kanë aluduar se ish-mesfushori i Milanit po kalon ditët e fundit në krye të pankinës së milanezëve.

Italiani mund të shkarkohet në fund të sezonit nëse nuk arrihet objektivi Champions. Disa nga emrat e përfolur për të marrë drejtimin e skuadrës janë Antonio Conte, Maurizio Sarri si dhe Arsene Wenger.

Emery u emërua në krye të “topçinjve” pikërisht nga drejtori ekzekutiv i tanishëm i kuqezinjve, asokohe pjesë e Arsenalit dhe marrëdhënie mes tyre duket se ka mbetur e mirë. Gatusso rinovoi në prill të 2018 kontratën me milanezët deri në qershor të 2021, por nuk do ishte çudi shkarkimi i tij.

 

Zjarr Tv Ad