Nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, është njoftuar se tashmë kanë nisur me përpilimin e listave të mjekëve kosovarë, të cilët do t’i marrin vaksinat në Kukës.
Kreu i kësaj federate, Blerim Syla para pak minutave, njoftoi s’e ka marrë një telefonatë nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Sipas tij, Rama ka thënë s’e ka siguruar fillimisht 500 doza të vaksinës, për mjekët nga Kosova.
“Të nderuar pas shumë përpjekjeve sot kam marrë një telefonat nga Kryeministri i Shqipërisë Zoti EDI RAMA i cili më konfirmoj sigurimin e vaksinave të para për punëtorët shëndetësorë të cilat do t’i marrin në Kukës. Fillimisht numri i tyre është rreth 500 doza. Federata së bashku me menagjmentin nga sonte ka filluar të përpilojmë listat , kuptohet së pari për punëtorët që janë në vijën e parë të frontit. Po ashtu nesër unë si përfaqësuses i punëtorëve të shëndetësisë së Kosovës do të shkoj në Tiranë për detalet teknike me qëllim të realizimit të këtij procesi. Transportin deri ne Kukës do ta organizoj FSSHK (për detale ju njoftojmë me kohë”).
“Te nderuar më lejoni që në emrin tim dhe tuaj ta falenderoj Kryeministrin Rama si dhe Ambasadorin e RKS në Tiranë zotin Nait Hasanin duke mos i harruar edhe të tjerët për të cilët do të flasim në ditët në vijim. NA PRIFT E MBARA”.




