Një ditë pasi Kreu i Shtetit, Ilir Meta, vendosi kthimin në detyrë të rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni, Ministrja e Arsimit Besa Shahini në të parin reagim të saj thotë se është e zhgënjyer me vendimin e Presidentit të Republikës për të refuzuar shkarkimin e rektorit Koni.
Përmes një postimi në facebook, Shahini thotë se për të është e pakonceptueshme që institucionet e larta shtetërore të marrin vendime të tilla, qartazi në dëm të interesit publik dhe haptazi në mbështetje të një shkelësi të ligjit.




