‘Misioni akademik vazhdon’/ Pedagogët bëjnë paralajmërimin e fortë: Bojkot dhe protestë kombëtare të hënën

0
39

Pedagogët përshkallëzojnë protestën pasi kërkesat e tyre u injoruan nga qeveria.

Të hënën ata do të zhvillojnë në Tiranë një protestë kombëtare me pedagogët nga të gjitha universitetet e vendit.

Pedagogët dhe studentët do të zhvillojnë të hënën një protestë kombëtare në Tiranë, në orën 11:00 para Korpusit të Universitetit Politeknik.

Njoftimi është bërë nga Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë.

Pedagogët vazhdojnë protestën e tyre për rritjen e pagave në nivelin e Kosovës dhe vendeve të tjera të rajonit.

Kërkesë e cila është refuzuar nga qeveria e cila vendosi një rritje 7% nga buxheti i shtetit dhe 8% nga autonomia universitare.

Rritje e cila sipas pedagogëve dhe organizatorëve të protestës është e pamjaftueshme.

Zjarr Tv Ad