Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Parlamentin e Spanjës. Në Kuvend po zhvillohej seanca radhës plenare, ku një “mik” i paftuar i ka vizituar dhe i ka bërë të ngrihen të gjithë deputetet në “këmbë”.
Në mediat e huaja, po qarkullojnë pamje, ku shihet si një mi ka hyrë në Parlamentin spanjoll, duke frikësuar të gjithë deputetët.
Në momentin kur merret vesh se në sallë po lëviz një mi, udhëheqësja e seancës në mënyrë instinktive e mbyll gojën me dorë, ndonëse kishte maskë në fytyrë.
Pak sekonda më pas, një deputete shihet duke ikur me vrap, ndërsa një deputet i vendos dy gjunjët në ulëse, për të mos prekur në dysheme nga frika.





