E mërkurë, Gusht 12, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Bota Miu futet në Parlament, të gjithë deputetët ngrihen në këmbë nga frika…

Miu futet në Parlament, të gjithë deputetët ngrihen në këmbë nga frika…

0
130
Zjarr Televizion Adccccc

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Parlamentin e Spanjës. Në Kuvend po zhvillohej seanca radhës plenare, ku një “mik” i paftuar i ka vizituar dhe i ka bërë të ngrihen të gjithë deputetet në “këmbë”.

Në mediat e huaja, po qarkullojnë pamje, ku shihet si një mi ka hyrë në Parlamentin spanjoll, duke frikësuar të gjithë deputetët.

Në momentin kur merret vesh se në sallë po lëviz një mi, udhëheqësja e seancës në mënyrë instinktive e mbyll gojën me dorë, ndonëse kishte maskë në fytyrë.

Pak sekonda më pas, një deputete shihet duke ikur me vrap, ndërsa një deputet i vendos dy gjunjët në ulëse, për të mos prekur në dysheme nga frika.

Zjarr Tv Ad