Monika Kryemadhi tregon çfarë ndodhi në SPAK: Më thanë “mos hajde më se kush të duron ty”

0
203

Ish-deputetja Monika Kryemadhi, e cila u paraqit në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës detyrim paraqitje, ka deklaruar se nuk do të shkojë më në SPAK.

Në fund të prononcimit për mediat, Kryemadhi nuk kurseu batutat me gazetarët, të cilëve u tha se në SPAK I kanë thënë që të mos paraqitet më se ‘kush të duron ty’.

“Unë nuk vij mo…Më thanë mos hajde mo, se kush të duron ty…”, tha Kryemadhi.

Kujtojmë se Monika Kryemadhi është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, e caktuar më herët nga Gjykata.

Ish-deputetja e PL-së është nën hetim për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë, të njëjtat akuza për të cilat është arrestuar edhe ish-presidenti Ilir Meta, tashmë ish-bashkëshorti i saj dhe aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë.

Pasi doli nga SPAK, Kryemadhi tha se pas marrjes së materialeve hetimore, përfshirë 5 CD dhe fashikuj të shumtë, është njohur me letër-porositë nga disa vende, përfshirë SHBA, Britaninë, Zvicrën, Austrinë, të cilat, sipas saj, tregojnë qartazi që ‘SPAK ka vepruar në mënyrë të paligjshme’.

Zjarr Tv Ad