Saturday, April 25, 2026
Ballina Aktualitet Mungon Evi Kokalari? Qindra qytetarë presin Berishën në Shkodër, të pranishëm edhe...

Mungon Evi Kokalari? Qindra qytetarë presin Berishën në Shkodër, të pranishëm edhe disa deputetë demokratë

0
45

Qindra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës për të pritur ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili po zhvillon “Foltoren” e radhës në qytetin verior.

Edhe në këtë takim, Berisha është shoqëruar nga deputeti Flamur Noka, ndërkohë që të pranishëm janë edhe ish-deputetët Klevis Balliu, Aldo Bumçi dhe Gent Strazimiri.

Gjithashtu në mbështetje të Berishës janë edhe ish deputeti Lorenc Luka, kreu i FRPD, Arvid Vushati, ish kryetrarët e bashkisë Ormir Rusi dhe Artan Haxhi dhe sekretari i degës PD, Aleksander Marleci.

Por ajo që vihet re është mungesa e aktivistes Evi Kokalari, e cila u shpreh ditën e djeshme se do të ishte në krah të Berishës. Nuk dihet nëse Kokalari do të mbërrijë me vonesë në këtë takim apo nuk do të jetë fare e pranishme, por deri më tani ajo nuk është parë në Shkodër.

Zjarr Tv Ad