Sikur të mos mjaftonte kundërshtari i fortë, Partizanit i duhet që të përballet me problematika të mëdha në transfertën e Azerbajxhanit, kundër Qarabak.
Ndeshja e kthimit mes dy skuadrave e vlefshme për turin e parë kualifikues të Champions League, do të luhet në stadiumin “Dalga Arena”. Klubi Qarabag ka njoftuar se ky takim nuk do të luhet në impiantin “Tofig Bahramov”, por në “Dalga Arena” në Baku.
Në ndryshim të stadiumit “Tofig Bahramov”, i cili rregjistron një kapacitet prej 31.200 vendesh, “Dalga Arena” disponon 6.500 vende impjant i cili është funksional nga viti 2011. Në këtë stadium luan ndeshjet si ekip pritës Ravan FK, skuadër e divizionit të parë.




