Sunday, April 19, 2026
Ballina Aktualitet Në ndjekje të personave të shpallur në kërkim, FNSH kontrolle të befasishme...

Në ndjekje të personave të shpallur në kërkim, FNSH kontrolle të befasishme në disa banesa në Elbasan! Disa të shoqëruar

0
74

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ushtruar kontrolle të shumta mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Sipas gazetarit Enes Memolla, janë ushtruar kontrolle në disa banesa ku dyshoheshin se fshiheshin persona në kërkim.

Ndërkohë janë ngritur postblloqe për ndalimin e personave që qarkullojnë me armë ose sende të tjera të paligjshme në automjete.

Gjatë kontrolleve ka pasur edhe persona të shoqëruar, ndërsa nuk dihet ende identiteti i tyre.

Kontrollet janë shtrirë edhe në qytete të tjera të qarkut të Elbasanit, si Peqin, Cërrik dhe Belsh.

Zjarr Tv Ad