Avokat i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar deklaratën e bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili këmbëngul se do të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit nën siglën e Partisë Demokratike, pasi ai ka logon dhe vulën e PD. Në një prononcim për gazetën “SOT”, avokat Ngjela theksoi e derisa lëvizja e Berishës, pra “Rithemelimi” nuk është person juridik, sipas tij, ai nuk ka asnjë të drejt ligjore dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e pranon këtë skenar, duke venitur kështu dëshirën e kreut të “Foltores” për të hyrë në zgjedhjet e 14 majit me logon e Partisë Demokratike, e cila sot që flasim në gjykatë nje Lulzim Bashën si kryetar.
Mbështetja e SHBA për SPAK
Po ashtu, avokat Ngjela komentoi edhe paralajmërimin e ambasadores Kim se në Shqipëri po troket ora e pandëshkueshmërisë, e cila gjithashtu premtoi se amerikanët do të mbështesin fuqishëm reformën në drejtësi dhe SPAK. Ngjela theksoi gjatë reagimit të tij për gazetën “SOT”, se diplomatja e SHBA indirekt kërkoi që SPAK do të vazhdojë punë e vet, fakt ky që siç thotë avokati tregon, se Prokuroria Speciale ka dal kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend. Sipas tij, krimi dhe korrupsioni kanë pasur lidhje me njëri-tjetrin. “Ajo tha që SPAK do të vazhdojë punë e vet dhe SPAK ka dal kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend dhe duhet që të kuptojmë se krimi dhe korrupsioni kanë pasur lidhje sepse korrupsioni nuk mund që ti garantojë dot paratë, nuk mund që ti vendos nëpër banka offshore nëse nuk ka me vete krimin e organizuar”, tha avokat Ngjela për gazetën SOT.
Vjedhja e floririt të Krrabës në vitet ’97- ’99
Ndërkohë dy ditë më parë, avokat Spartak Ngjela ka komentuar në një media televizive edhe vendimin e Gjykatës së Posaçme, e cila ka urdhëruar SPAK të hetojë burimin e pasurisë së Ilir Metës dhe Sali Berishës, nëse është deklaruar sipas ligjit dhe nëse ka apo jo lidhje me vjedhjen e thesarit të shtetit në Krrabë në vitet 1997-1999. Ngjela theksoi se në rastin e vjedhjes së floririt në Krrabë kemi të bëjmë me një krim që vijon, pasi paratë e vjedhura janë futur në investime. Kjo është arsyeja, u shpreh Ngjela, pse çështja nuk është rrëzuar nga Apeli. Sipas tij, fakti që del në skenë emri i Sali Berishës dhe Ilir Metës, të cilët kanë qenë të dy kryeministra tregon se ka prova të reja ose prova që nuk janë përdorur. “Paratë që janë vjedhur janë në investim. Jemi përballë një krimi që vijon, kjo ka qenë arsyeja pse s’e ka rrëzuar Apeli. Pse ka marrë këta të 2? Do ketë prova. Të shohim si do ekspozohen provat. Fakti që janë marrë për këtë çështje dy kryeministra arrijmë në konkluzionin që ka prova të reja, që nuk janë përdorur, ose të reja që s’kanë qenë fare në dijeni”, nënvizoi Ngjela.sot.com.al




