Zjarr Televizion Adccccc
Ka nisur takimi mes kryenegociatorëve të palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel. Në një postim në Twitter, Lajçak ka pozuar me Përparim Kryeziun dhe Petar Petkoviç, të cilët janë kryenegociatorët e Kosovë-Serbi para bisedimeve për çështjen e targave, e cila e ka afatin e fundit sot.
Postmi i Lajçak:
“Takimi i sotëm i kryenegociatorëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në proces e sipër. Ne kemi një agjendë të ngjeshur të çështjeve aktuale, duke përfshirë targat, zbatimin e marrëveshjeve të kaluara nga dialogu dhe përgatitjen e terrenit për një takim të ardhshëm të nivelit të lartë”.-shkroi Lajçak.






