Noka: Ç’degradim! ‘Sherifat’ e Vlorës lëviznin pa targa, kurse atentatori me targa!

0
197

Ish-Ministri i Brendshëm, deputeti demokrat Flamur Noka, e ka parë nga një kënd tjetër, atentatin që iu bë dy punonjësve të Policisë së Vlorës mbrëmjen e së premtes nga një ish-trafikant droge.

Me “sherifat e Perëndimit të Egër” i ka krahasuar ai oficerët në fjalë, sjellja e të cilëve në të atilla rrethana, në fakt duhej ta turpëronte shtetin.

Postimi i deputetit të PD-së:

“Dy efektivët e policisë në Vlorë lëviznin jashtë shërbimit me automjet pa targa dhe xhama të zinj, ndërsa, atentatori i tyre me automjet me targa! Shikoni ku ka degraduar Policia e Shtetit, që duhet të jetë shembull në zbatimin e ligjit!

Administrata e Policisë së Shtetit është shtuar me individë që vinë nga rruga dhe si sillen si sherifat e “Wild West”. Pa norma qytetarie dhe etikë profesionale, përfundojnë në konflikte banale, nisur nga epërsia që ndjejnë prej uniformës së veshur.

Ngjarje të tilla duhet ta turpëronin shtetin, por kjo ndodh vetëm në ato raste kur turpi qëndron si institucion i reflektimit moral.

Gjykata të japë dënimin e merituar për atentatorin dhe të mos i lëshojë rrugëve përsëritësit të veprave penale! Autori nuk ishte i panjohur për organet ligjzbatuese”

Zjarr Tv Ad