Një ngjarje e çuditëshme është regjistruar në brigjet norvegjeze pasditen e të hënës. Një balenë beluga “spiune” ruse është gjetur nga anijet norvegjeze teksa po vërtitej drejt bregdetit.
Balena kishte të veshur një parzmore të posaçme ku ishte e instaluar një kamera GoPro. Biologu detar Prof Audun Rikardsen tha se balena u afrua vetë në drejtim të anijeve ndërsa kamerën ia hoqi një peshkatar.
Ata thanë se balena ishte një “agjente” e trajnuar nga marina ruse me qëllim marrjen e të dhënave në zonat bregdetare. Kjo për faktin se Rusia ka dhe një bazë në këtë rajon ku ka vendosur Flotën Veriore. Ngjarja u regjistrua në ujrat e Artikut rreth 415 km larg Murmansk.




