Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar përgjimi i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga SPAK dhe ka patur një debat të fortë mes Andi Bushatit dhe Klodiana Lalës. Bushati u largua nga studio pasi iu ndërpre fjala.
Andi Bushati: Cfarë më shqetëson mua këtu? Fakti që pavarësisht se çfarë birbo maskarai krimineli është Pëllumb Gjoka, para gjykatës ai dhe SPAK janë palë të barabarta. Si do të ndiheshim ne, kur dy palë të barabarta, njëra nga palët ka të drejtën të përgjojë, të shantazhojë dhe të ndikojë mbi gjykatësit? Që këtu jemi në proces të barabartë? Më duket se jo. Thonë e lejon ligji. E lejon ligji por dëgjova argumentin që thonë për SPAK, GJK që kur ka filluar përgjimi e kishte marrë vendimin dhe ai u vonua të zbardhet. Ngre pyetjen…
Klodiana Lala: Nuk thotë këtë SPAK-u…
Andi Bushati: ky është argumenti publik.
Ola Xama: Atë argumentim kanë te vendimi….
Andi Bushati: Me kore histerikësh nuk flas dot. Kore kineze… Ik, pirdhu! (largohet)
Ylli Rakipi: Bushat…Publicitet të lutem!
**
Klodiana Lala: Do të përpiqem ta mirëkuptoj Bushatin. Unë u qëndroj argumentave. Duke qenë se është bërë e udhës dhe kemi debatuar disa herë, dua të kërkoj falje nëse ndërhyrja ime i ka shkaktuar irritim. Po përpiqem ta mirëkuptoj. Duke qenë se jemi njerëz publik, duhet të jemi të kujdesshëm në mënyrn se si qasemi me publikun.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.



