Partia Socialiste dhe opozita jashtë parlamentare kan refuzuar që pjesë të ndryshimeve për reformën zgjedhore të jetë sistemi. Damian Gjiknuri, tha se për një çështje të tillë diskutimi duhet të jetë më i gjerë, ndërsa Oerd Bylykbashi, tha se duhet të pyeten qytetarët. Këshilli Politik diskutoi sot mbi propozimet e opozitës për administratën zgjedhore, të cilat dukshëm kanë nxitur debat mes palëve.
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike i ka dhënë fund debatit duke theksuar se sistemi elektoral nuk do të ndryshojë, të paktën edhe për disa kohë. Damian Gjiknuri, tha se socialistët janë të hapur për të diskutuar mbi këtë çështje, por sipas tij ndërhyrjet në sistem nuk mund të jenë kompetencë e Këshillit Politik.
Gjiknuri: Çështja e sistemit është një çështje që kërkon më shumë konsultime dhe do një fizibilitet më të qartë se çfarë synojmë.
Në të njëjtën linjë ishte edhe Oerd Bylykbashi nga demokratët, i cili tha se për sistemin duhet të vendosin qytetarët.
Bylykbashi: Kjo të vendoset nga shqiptarët, nuk mund të jenë tryeza të vogla pa një diskutim të gjerë që ta rrinë në konkluzione për elementë kaq të rëndësishëm.
Pas mbledhjes së Këshillit Politik, Rudina Hajdari e opozitës parlamentare u shfaq e indinjuar.
Hajdari: Duhet të kemi një parlament cilësor, të dëgjohet edhe zëri i qytetarëve, jo vetëm i kryetarëve.
Por afrimi i 15 marsit, kur përfundon afati i vendosur për miratimin e reformës zgjedhore, duke se ka tensionuar Këshillin Politik. Opozita e bashkuar foli për një tentativë të mazhorancës për të sabotuar Këshillin e për ta miratuar reformën në mënyrë të njëanshme.
Vasili: Duke përgatitur terrenin për të sabotuar tavolinën dhe për të shkuar me truke të caktuara drejt një miratimi të njëanshëm.
Bylykbashi: Duhet që komisionerët e Partisë Socialiste të jenë ata që do të manipulojnë votimin dhe numërimin e votave si në 2019.
Shkak i mosmarrëveshjes është bërë propozimi për depolitizimin e administratës ku PD dhe aleatët kanë propozuar një model miks ku në dy shkallët e administrimit të zgjedhjeve, qendrën e administrimit dhe qendrën e votimit 6 anëtarë të jenë të ndarë në mënyrë të barabartë mes opozitës dhe mazhorancës, ndërsa anëtari i 7 të jetë nga shoqëria civile, ndërsa vendnumërimet të jenë komisione të depolitizuara.
Por kjo formë nuk pranohet nga Partia Socialiste, ndërsa Gjiknuri është për depolitizim të plotë.
Gjiknuri: Është formulë e hapur, e balancuar dhe që përbëhet jo vetëm nga zyrtarë shtetëror siç thuhet, por përbëhet nga çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili aplikon. Pra, ka kritere minimale që të ketë arsim të lartë apo të jetë student në vitin e fundit të shkollës, ka të drejtë aplikojë për komisioner zgjedhor dhe e drejta e tij është e përmbushur automatikisht.
Partia Demokratike ka propozuar edhe hapje dhe rinumërim të votave, por kjo mund të ndodhë para se sa të dalë rezultati zyrtar, ndërsa që për 10 përqind të votave rinumërimi bëhet i detyrueshëm në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.




