Sunday, April 5, 2026
Ballina Aktualitet Opozita debat të fortë në Kuvend, tërhiqet maxhoranca për Arben Ahmetajn, ja...

Opozita debat të fortë në Kuvend, tërhiqet maxhoranca për Arben Ahmetajn, ja kur do të mbahet seanca

0
122

Konferenca e Kryetareve pritet të mblidhet ditën e nesërme, të premte lidhur me çështjen e Arben Ahmetajt.

Edhe pse ishte parashikuar për ditën e hënë, mazhoranca ka pranuar kërkesën e opozitës që seanca e posaçme për çështjen e Ahmetajt të mbahet ditën e premte në orën 10:00.

Që prej fillimit të seancës së sotme plenare, opozita kërkoi që çështja e Ahmetajt të futej sot në rendin e ditës. Pas shumë debatesh në sallë si duket mazhoranca u tërhoq dhe vendosën që seanca për votimin e kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahemtaj të mbahet nesër, ku do të paraqiten dy raporte.

Ditën e djeshme Partia Socialiste dhe Partia Demokratike ranë dakort lidhur me arrestimin e ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj dhe kontrollin e banesës së tij, duke qenë kështu pro heqjes së imunitetit të deputetit.

Katër ditë më parë Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) i dorëzoi Kuvendit kërkesë për arrestimin e Arben Ahmetajt. SPAK kërkoi “dritën jeshile” nga Kuvendi për arrestimin e Ahmetaj, i cili është në hetim për aferën e inceneratorëve. Prokuoria e Posaçme kërkon arrestimin e deputetit dhe ish-zëvendëskryeministrit pasi janë ngritur katër akuza për të, përkatësisht: shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Zjarr Tv Ad