Opozita dhe gazetarët kundër censurës mediatike

0
45

Kundërshtimi mbi paketën e ligjeve anti-shpifje të qeverisë shqiptare mblodhi në një tryezë opozitën dhe përfaqësues të medias. Duke deklaruar se pa liri të medias nuk ka liri politike, kreu i PD-së Lulzim Basha u zotua se nuk do të njohë këtë legjislacion nëse mazhoranca e kalon në Kuvend dhe sapo të vijë në pushtet do ta anulojë. Basha tërhoqi vëmendjen se shteti po e nis kryesinë e OSBE me një sjellje rrugaçërore dhe kriminale, kundër lirisë së medias.

Basha: Situata me të cilën media po ballafaqohet është një ofensive kundër lirisë së shprehjes. Nuk jemi në pozita paternalizmi për t’ju marrë në krahët e opozitës. Pa lirinë e medias nuk ka liri politike. Këtu jemi si partnerë në një interes, në interesin e informimit të qytetarëve. Mosinformimi dhe keqinformimi është objektiv i qeverisë dhe Ramës, arrestimeve, presioneve financiare duke ngushtuar informimin. Kjo është një vijë e kuqe e papranueshme për ne Partinë Demokratike dhe opozitën e bashkuar. Kjo është një lufte e shpallur kundër lirisë së medias. 

Qeveria po propozon instalimin e censurës. Objektivi yne është ti japim vendit një kuadër ligjor për ti mbyllur derën tranzicionit ndaj medias dhe për ta zhvendosur në standarde europiane në praktika të autonomisë dhe lirisë së shprehjes. Nëse çmenduria çohet deri në fund në parlamentin e cunguar, opozita nuk do ta njohë dhe sapo të ketë mundësinë e qeverisjes për ta zhbërë këtë legjislacion bashkë me shoqatat e gazetarëve të pezullojmë çdo masë të tillë arbitrare. 

Shteti nis kryesinë e OSBE me një sjellje rrugaçërore dhe kriminale, kundër lirisë së medias. Mirënjohje për institucionet ndërkombëtare që i janë përgjigjur shqetësimit tuaj si gazetarë dhe thirrje për të gjithë për tu bashkuar në këtë kauzë që është e medias dhe gazetarëve dhe medias, por mbi të gjitha e qytetarëve. Ne na bashkon interesi publik.

Në të njëjtën linjë ishin dhe gazetarët, të cilët i kërkuan opozitës të jetë në mbështje të tyre për  të penguar kalimin e kësaj pakete.

Koloreto Cukali: Kjo është një e keqe shumë e madhe. Një vend demokratik pa lirinë e shtypit, vetëm në Kinë shkon. Ky ligj është rimëshiruar tre here. Është ulur steka e standardit të medias. Gazetaret nuk lejohen në konferencat e kryetarit të qeverise ku gazetarët e marrin vetëm live. Ky ligj si pasojë se kryeministri ka krijuar një perceptim që mediat dhe gazetarët janë të këqinj. Pavarësisht se janë krahasuar me derra dhe qen. Brenda janarit këshilli i medias do të vijë me një alternativë të re për vetërregullimin. Për të thënë se nuk jemi vetëm kundër këtij ligji por kemi alternativë për ta rregulluar.

Aleksandër Çipa:  Ky ligj është një kërcënim për fjalën e lirë. Vijmë këtu në këtë takim sepse e konsiderojmë një çështje shumë të rëndësishme për pluralizmin. Asnjëherë nuk ka pasur një adresim të tille censurues mbi një draft të tille siç po bën qeveria. Ky draft mbart në vetëvete probleme shumë serioze në institucionalizmin e censurës siç është AMA, bordi i AMA ka brendinë e një agjensie censure. Investoni që të zhbëhet ky draft.

Lutfi Dervishi: Nuk mundet që kjo kokëfortesi me ligjin e ri të shkojë deri ne fund. Ligji për të drejtën e informimit dhe nëse sheh performancën e këtij ligji është duke u tretur. Nuk ka më gazetarë dhe liderët bëhen media. Në rastin e tërmetit, nëse gazetarët nuk do të ishin, autoritetet do të ishin në panik dhe fake news do te mbizotëronte.

Agron Gjekmarkaj: Derisa te zhbehet ky ligj ne do te jetojme ne nje demokraci te kufizuar. Opozita duhet te reagoje ne protesta si ne çeshtjen e lirise se votes. Kete duhet ta beje shoqeria dhe jo vetem 2-3 mije gazetare. Nese shoqeria nuk pergjigjet nuk eshte faji i opozites por i shoqerise e cila do te duroje edhe probleme te tjera perveç censures dhe lirise se informimit te drejte.

Zjarr Tv Ad