Opozita prezanton nismën për ndryshimin e sistemit zgjedhor, mungojnë “të mëdhenjtë”

0
36

Me një iniciativë të Nismës Thurje, përfaqësues të partive opozitare kanë dalë sot në një deklaratë të përbashkët, ku kanë prezantuar disa ndryshime në sistemin zgjedhor.

Gjatë fjalës së tij kreu i ‘Nismës Thurje’, Endrit Shabani u shpreh se partia që ai drejton kërkon uljen e moshës së votimit deri në 16 vjeç. Ai tha se duhet të ketë një minimizim të ndarjes rajonale ku të mos ketë më shumë se 4 rajone. Sipas tij, ka qenë kjo ndarje ajo që mundësoi që PS të fitonte 7 mandate më shumë në zgjedhjet parlamentare të 2021.

Zjarr Tv Ad