Tuesday, August 11, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Ori Nebijaj flet hapur, zbulon dy figurat që simpatizon nga Partia Socialiste

Ori Nebijaj flet hapur, zbulon dy figurat që simpatizon nga Partia Socialiste

0
75
Zjarr Televizion Adccccc

Ori Nebijaj është një nga moderatoret më të dashura shqiptare, e po ashtu një nga figurat e reja më të rëndësishme të Partisë Demokratike.

Ori shpesh në daljet e saj publike ka folur për figurat që simpatizon nga partia ku është angazhuar prej vitesh, por cilat janë figurat e saj të preferuara nga “kampi tjetër”?

Ori ishte e ftuar në “E Diell”, ku ndër të tjera u pyet për emrat e dy deputetëve të majtë për të cilët ka simpati. Si fillim moderatorja e njohur nguroi dhe kërkoi kohë për një përgjigje, madje dhe tentoi ta anashkalonte, por më në fund i tha dy emrat e saj.

“E kam thënë edhe njëherë tjetër që kam pasur simpati për Arta Daden, si zonjë dhe më pëlqente shumë portreti i saj. Po them edhe Mimi Kodheli meqë e kam pasur në studion e Wake Up dhe kam qenë komode në komunikim”, u shpreh Ori.

Zjarr Tv Ad