Paloka “nuk ia përton” ambasadores Kim/ Je bërë qesharake

0
136

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka reaguar për deklaratën e ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim, lidhur me incidentin në Parlament.

Paloka thotë se ambasadorja amerikane është bërë qesharake me deklaratat dhe qëndrimet që mban.

“Është fatkeqësi kur njeriu nuk e kupton më se vjen një moment që thjeshtë bëhesh qesharak me deklaratat e qëndrimet që mban…!

Zonjë, ne jemi ata që u ngritëm kundër diktaturës më të egër në Evropë…”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Me tone ironike, demokrati i kërkon Kim t’i tregojë se çfarë lejohet dhe çfarë nuk lejohet të bëhet në Parlament.

“A mund të na bësh një listë zonja guvernatore se çfarë lejohet e çfarë nuk lejohet të bëjmë në Kuvendin e Shqipërisë që të jemi të qartë e mos bëjmë më gabime?”, deklaron më tej deputeti.

Zjarr Tv Ad