Pas 184, Krimet e Rënda transferojnë një tjetër dosje të bujshme, shpallën moskompetencë

0
22

Pas dosjes 184, prokuroria për Krime të Rënda ka hequr dorë nga hetimi i një tjetër cështje të rëndësishme. Bëhet fjalë për dosjen e biznesmenit Orest Sota, e cila është trasferuar në prokurorinë e Elbasanit. ky institucion ka shpallur moskompetencën për hetimin, me argumentin se veprat penale, nuk janë kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Hetimet e mëtejshme për Orest Sotën do të vijohen nga prokuroria e Elbasanit, me akuzat e “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së të ardhurave”.

BiznEsmeni Orest Sota, u arrestua në Elbasan më shumë se një vit e gjysmë më parë dhe në makinën e tij u gjetën një shumë prej 863 mijë euro dhe dy patentat e lundrimit të ish-ministrit të Brendshëm.
Fillimisht ishte Gjykata e Elbasanit që caktoi masën e sigirisë “arrest me burg” për të, për akuzat e pastrimit te parave dhe feshjes së të ardhurave. Më pas cështja u trasferua në Prokurorinë për Krime te Rënda, pasi dyshohej se paratë që iu gjetën në makinë mund të ishin të ish ministrit të Brendshëm.

Këtë pretendim prokurorët e Krimeve të Rënda, e ngritën në seancën e caktimit të masës për Sotën.
Pas disa seancash radhazi, biznesmeni rifitoi lirinë ndonëse hetimet vijonin. Në momentin kur prorkuroria përfundoi hetimet për ish-ministrin Tahiri dhe tre ish-zyrtarët e lartë të policisë së Vlorës, ndaj të cilëve ngriti disa akuza, më e rënda ajo e trafikut të drogës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dosja ‘Sota‘ u veçua.

Por nuk kaloi shumë kohë dhe Krimet e Rënda hoqën dorë prej saj. E në kohën kur Orest Sota pret të mësojë për fatin e dosjes, Saimir Tahiri do të dëgjojë fjalën e fundit të prokurorisë në seancën e 10 shtatorit.

Zjarr Tv Ad