Pas 6 vitesh, më në fund qeveria Rama përfundon pjesën e mbetur të Tiranë-Elbasan

0
20

I janë dashur 6 vite të plota qeverisë së drejtuar nga Edi Rama që të mund të përfundojë disa kilometra të mbetura të rrugës Tiranë-Elbasan.

Pasi hapi në 14 mars një krah të rrugës, tani pas 2 muajsh e ca ka hapur edhe krahun tjetër të rrugës Tiranë- Elbasan duke bërë që ajo të jetë plotësisht e hapur për trafikun.

Lajmin e ka dhënë Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), i cili përmes një njoftimi të shkurtër bën me dije se aksi Tiranë- Elbasan është i hapur në të dyja kahet e saj.

Ecuria e punimeve që pas hapjes së tunelit në vitin 2013, ishte shumë e avashtë, duke bërë që gjysma e rrugës për lotin e parë nga rrethrrotullimi i TEG-ut deri në Ibë, të mbetej në mes për të përfunduar në 14 Mars.

Me hapjen e plotë të dy korsive, udhëtimi nga kryeqyteti drejt Elbasanit përshkohet për 30 minuta, duke shmangur kalimin nga Qafa Krrabës.

32 kilometrat e këtij aksi rrugor i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 400 milionë dollarë, fonde që janë shtuar në vite për shkak të problemeve të rrëshqitjes, që u hasën gjatë ndërtimit të autostradës.

 

 

Zjarr Tv Ad