Pas Elbasanit, incidentet politike janë zhvendosur në qytetin e Fierit. Policia njofton se në orët e para të mëngjesit të sotëm janë dëmtuar me gur xhamat e zyrave elektorale të dy subjekteve politike.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 03:00, në lagjen “1 Maj” Fier, në rrugën “Jani Bakalli” dhe pranë poliklinikës, nga ana e shërbimeve të Policisë së rendit, janë konstatuar të dëmtuara me gur dy xhama të zyrave elektorale të dy subjekteve politike.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Pas këtij incidenti ka reaguar Kryetari i PAA z. Agron Duka.Me anë të një postimi ne Facebook ai shkruan:
Duka- Dënojmë çdo dhunë politike, çdo keqpërdorim të aktivistëve më
” CV KRIMINALE ” apo mentalitet kriminal, sepse e bënë të pavlefshme çdo “fitoren partiake”
Të gjitha partitë pjesëmarrëse në këto zgjedhje, kanë përgjegjësi edhe morale ndaj çdo shqiptari dhe të ardhmes të Shqipërisë.




