Wednesday, August 12, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina LAJME Pas humbjes së gjyqit, Johnny Depp vijon me akuzat ndaj ish gruas

Pas humbjes së gjyqit, Johnny Depp vijon me akuzat ndaj ish gruas

0
120
Zjarr Televizion Adccccc

Johnny Depp ka hedhur akuza ndaj ish bashkëshortes Amber Heard për 7 milion dollarët që përfitoi nga divorci, me argumentin se nuk i ka dhuruar për bamirësi siç kishte premtuar.

Heard pati deklaruar se nuk i donte paratë e Depp pas ndarjes në 2016 dhe u zotua se do të ndante shumën midis dy organizatave bamirëse.

Por avokatët e aktorit besojnë se gjesti altruist ishte një mashtrim dhe se kanë ndjekur gjatë vitit të fundit Spitalin e Fëmijëve në Los Anxhelos dhe Unionin Amerikan të Lirive Civile për të zbuluar nëse Amber i ka dhuruar paratë.

Sipas Daily Mail, spitali i fëmijëve ka përfituar vetëm 100 mijë dollarë deri më tani.

Ylli i “Piratëve të Karaibeve” është në ditët më të këqija të karrierës së tij, pas humbjes së gjyqit kundrejt gazetës britanike “The Sun”, mbi një artikull ku i referohej aktorit si një dhunues.

Depp mohon me ngulm të ketë abuzuar me ish gruan e tij.

Zjarr Tv Ad