Pas kritikave për përfshirjen në spotin e Partisë Socialiste, vjen reagimi i Robert Ndrenikës…

0
265

Aktori Robert Ndrenika, ka reaguar në rrjetet sociale, ku u është përgjigjur kritikëve që e akuzojnë, për përfshirjen në fushatën e Partisë Socialiste. Ai u shfaq sot si protagonist i një videoje të publikuar  nga Kryeministri Edi Rama, duke dhënë një mesazh në ditën e parë të nisjes së fushatës elektorale.

Nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, aktori Ndrenika shprehet i habitur për zërat kundër, duke e nisur reagimin e tij me shprehjen “O Zot çfarë çudirash ndodhin në këtë botë”.

Deklarata e Ndrenikës:

“O Zot çfarë çudirash ndodhin në këtë botë !!! Djali i shokut Ali Manaj më shan se paskam bërë një spot për fushatën elektorale…Nuk jam kundër por vetëm se…më shan nga Londra…nga ore nga ?…Nga Londra !!! Në vitet 1967 dëgjova emisionin e fundit të Radio Londrës në gjuhën Shqipe…U mërzitëm se menduam që Anglia nuk po na përfill si popull…dhe sot ky nga…ruci më shan nga Londra !

Nuk do kisha thënë as gjysëm fjale po të më shante nga Pheniani se kështu do të preheshin të qeta eshtrat e shokut Ali Manaj (sekretar i parë në Gjirokastër) Perëndia të më ndjejë !!!”- shprehet Ndrenika.

 

Zjarr Tv Ad