Wednesday, August 12, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Pas kurimit në Turqi, kthehet në atdhe efektivja Ina Nuka, ja çfarë...

Pas kurimit në Turqi, kthehet në atdhe efektivja Ina Nuka, ja çfarë thotë

0
53
Zjarr Televizion Adccccc

Ina Nuka, efektivja e repartit të “Shqiponjave” që mbeti e plagosur në protestën e banorëve të “Astirit” përpara Kuvendit në 22 nëntor , ka mbërritur mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit, pas kurimit në Turqi. Ina është pritur në aeroport nga familjarë dhe të afërm. Fjalët e para të Inës përpara mediave ishin se ajo tashmë ndjehet mirë dhe nuk do tërhiqet nga policia pasi kjo ka qenë ëndrra e saj për të cilën ka sakrifikuar jo pak.

Sipas mjekëve atje gjithçka ka kaluar me sukses. Të tërhiqem nga policia? Kjo është e pamundur. Unë jam privuar nga shumë gjëra të tjera për të qenë në polici. Kjo s’më pengon aspak, madje më jep më shumë forcë.

“Nuk është e lehtë sepse ishte dëmtim i madh dhe dhimbjet ishin të pallogaritshme. I falenderoj të gjithë, kryeministrin e vendit, mjekët turq, drejtorin e përgjithshëm, ministrin e Brendshëm, këdo që bëri të mundur që të jem këtu ku jam apo edhe atje ku vazhdova kurimin”, tha Nuka.

Ina Nuka u shtrua fillimisht në spitalin e Traumës në kryeqytet ku pasditen e 22 nëntorit iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale urgjente. Por me mbështetjen e kryeministrit, Ina u nis drejt Ankarasë, në një spital të specializuar ku u bë i mundur rekuperimi i dy gishtërinjve të dëmtuar rëndë nga kapsolla e hedhur nga i riu gjatë tre ndërhyrjeve kirurgjikale në këtë spital.

 

Zjarr Tv Ad