Arrestohet autori i vrasjes së kunatës së tij, Enkeleda mbrëmjen e djeshme në Paskuqan. Krimi i rëndë ndodhi në banesën e 30 vjeçares. Ai është ndaluar tek karburanti me kupolë në zonën e Laprakës në kryeqytet. 34-vjeçari ia mbathi menjëherë pas krimit nga shtëpia në Paskuqan. Erëdet Çapoku po lëvizte me biçikletë në momentin kur u prangos. Krimi i rëndë ndodhi në sy të vajzës dhe nënës së viktimës.




